Berisha ia shtroi me raki e tortë kur e vizitoi, arrestohet për korrupsion ish-eurodeputeti polak

Sali Berisha po lëviz çdo gur në përpjekje për të ngritur imazhin e tij në sferën ndërkombëtare. Edhe pse në shkelje të ligjit, Berisha herë pas here pret në banesën e tij politikanë, të cilët shprehin mbështetjen për ish-kryeministrit.

I fundit që Berisha ka pritur në banesë është ish-eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki, i arrestuar për korrupsion së fundmi në vendin e tij.

Ka qenë vetë ish-eurodeputeti polak i cili ka publikuar në mediat polake dy shkrime për Shqipërinë, ku në njërin prej tyre tregon edhe për vizitën në shtëpinë e Berishës, i cili e ka pritur me tortë e raki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave polake, ish-eurodeputeti është arrestuar lidhje me rastin e tregtimit të diplomave në universitetin Collegium Humanum.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?