Berisha: Ilir Meta do të jetë te lista e sigurtë e kandidatëve për deputetë të PD
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se PD është e hapur ndaj aleatëve, pasi u pyet nëse do ketë emra nga Partia e Lirisë në listë të sigurt për deputetë në zgjedhjet e 2025. Berisha tha se Meta është i burgosur politik. Ja pyetja nga gazetarët: “Ilir Meta ju ka ndihmuar për të strehuar kandidatët tuaj për shkak të problematikës dhe situatës juridike që kishit me logon dhe vulën e PD-së. Tashmë që Ilir Meta është në burg, në një situatë të vështirë juridike, do e ndihmonit dhe ju duke ia kthyer nderin në një farë mënyre dhe duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët e tij në zgjedhje?
Berisha u përgjigj: “Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate”. Pra lideri i PD tha se Ilir Meta do të jetë te lista e sigurtë e kandidatëve për deputetë të PD-së. Me aq sa flitet koridorëve të selisë te lista e sigurtë do të jenë nga PL vetëm Ilir Meta dhe Tedi Blushi.
Ndërkohë mësohet se Avokati i Popullit ka nisur procedurat e hetimit administrativ ndaj arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.