Berisha kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për përjashtimin nga trupi gjykues i tre anëtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni, nga trupa që do të shqyrtojë dy rekurse që kanë në thelb kërkesën e tij për liri nga arresti shtëpiak.

““Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtareve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

SHKARKO APP