Berisha kërkon kryengritje paqësore: Rama tentoi ”grusht shteti” duke bllokuar drejtësinë për 2 muaj
Sali Berisha përballë demokratëve në protestën para Kryeministrisë, foli “për një kryengritje paqësore”, ndërsa theksoi se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit. “Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushte ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj më duhet ta nisë këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, tha Berisha.
Po ashtu kreu i PD-së akuzoi duke thënë se kryeministri Edi Rama për dy muaj tentoi një grusht shteti. ”Nga Brukseli, BE për shkak të vjedhjes së shqiptarëve nga Ramaduro dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë, paralajmërimin për zhbërjen nga e para të rrugëtimit tonë 32 vjecar drejt BE-së. E kemi quajtur Rilindjen qeveri të paligjshme. Kemi cdo document që fakton farsën zgjedhore të 11 majit.
Rama është armiku më I pamëshirë I të sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Kërcënimi më I rrezikshëm që tejkalon ato të regjitmit të Enver Hoxhës. Marrim ngjarjen e fundit, ishim në pragun e një grushti shtetit brenda shtetit. Përdori për 2 muaj bllokimin e drejtësisë për të mbrojtur bashkëhajduten e vjedhjes së fondeve të tunelit të llogarasë, bashkëhajduten që ndërtoi rrugën “Qukës-Qafë Pllocë”. 2 muaj Edi Rama u përpoq të bënë grusht shteti për të mbrotjur lubinë sepse pas saj është ai”.
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, shqiptarë dhe shqiptare kudo që ndodheni sot, përshëndetjet më të përzemërta për ju misionare dhe misionarë të pamposhtur të Shqipërisë, Shqipërisë së shpresës, Shqipërisë së fitores.
Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard në kushte ndër më alarmantet.
Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësorë në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit.
Ndaj dhe më duhet të nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë.
Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë.
Miqtë e mi, Shqipëria është një vend i bekuar.
Ne jemi të bekuar më së pari sepse kemi njëri-tjetrin.
Ja ku jemi këtu, një det i madh luftëtarësh, guximtarësh, njerëz që janë të vendosur t’i dalin zot Shqipërisë.
Shqipëria është një vend i bekuar prej pasurive përrallore që Zoti i ka dhuruar asaj.
Por ne jemi një vend i bekuar për traditat tona të mrekullueshme të mbartura gjeneratë pas gjenerate, brez pas brezi, shekull pas shekulli.
Mirëpo nëse Shqipëria është e bekuar me popullin e saj, me pasuritë e saj, me traditat e saj, nuk mund të mohohet se ne kemi qenë apo kemi përjetuar shekuj pas shekujsh mallkime.
Në njëfarë mënyrë ne kemi përjetuar dhe provuar armiq të egër, pa mëshirë ndaj nesh, armiq që i kanë sjellë dëmet më serioze kombit tonë.
Kurrë ne nuk duhet të harrojmë shekullin që lamë pas, diktaturën hoxhiste të Enver Hoxhës, krimet shtazore që ajo kreu ndaj shqiptarëve, vrasjet, persekutimet, pushkatimet, kampet e përqendrimit, policinë sekrete famëkeqe.
Nuk duhet të harrojmë izolimin më të thellë që përjetuam, shkëputjen e Shqipërisë nga trungu i familjes së vendeve të qytetëruara, izolimin e saj nga Europa dhe bota demokratike.
Të gjitha këto i vodhën Shqipërisë 45 vite jetë, gati gjysmën e shekullit të kaluar.
Asnjë nuk ka dyshime se Enver Hoxha ka qenë një armik i egër, ashtu siç e quajti Europa, ishte Hitleri shqiptar i pasluftës së dytë botërore.
Të dashur miq, ne nuk duhet të harrojmë se Partia e Punës dhe Enver Hoxha, ky armik i egër, na qeverisi për 45 vite, pavarësisht krimeve të tij monstruoze të panumërta.
Por sot, çfarë po ndodh me Shqipërinë?
Nëse shekullin e kaluar, Shqipëria u mbajt peng 45 vite, këtë shembull, në një kohë me një shpejtësi krejt tjetër, Shqipëria po përballet me pasoja akoma më katastrofike.
Prej 13 viteve të fundit, pasoja që gërryejnë, rrënojnë çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj.
Me pasoja që ditën e sotme nga Brukseli, BE, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve nga Ramaduro, dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë.
Si kurrë më parë për ndonjë vend tjetër, paralajmërimi për zhbërjen nga e para të udhëtimit tonë 32-vjeçar plot sakrifica, shpresa, ëndrra drejt BE.
Miq, e kemi quajtur Rilindjen qeveri të paligjshme sepse e tillë është.
Kemi çdo dokument që fakton farsën zgjedhore të 11 majit.
E kemi quajtur narkoshtet sepse i tillë është.
Kemi 7 rezoluta ku partitë kryesore që drejtojnë sot në Europë dhe në botë pajtohen me këtë fakt.
Por jemi treguar të butë.
Jemi treguar të kursyer me emërtimet tona.
Sepse po të marrësh vetëm ngjarjet e ditëve të fundit, Edi Rama është në fakt armiku më i pamëshirë i të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve në Shqipëri.
Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, po t’u referohemi shifrave, fakteve, ngjarjeve.
Marrim vetëm ngjarjen e fundit, ishim në pragun e një grushti shteti brenda shtetit.
Edi Rama përdori të gjithë pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presionet e të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Për të mbrojtur bashkëhajduten e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.
Për të mbajtur në detyrë bashkëautoren e vjedhjeve të qindra e qindra milionë eurove.
Për të mbrojtur bashkëhajduten që ndërtoi rrugën Qukës-Qafë Pllocë me 9 milionë euro kilometrin, pa asnjë urë, pa asnjë tunel, aq sa ka kushtuar Rruga e Kombit e cila ka dhjetëra ura e tunele dhe afërsisht është tre herë më e gjerë.
Dy muaj, Edi Rama u përpoq të bëjë grusht shteti për të mbrojtur Lubinë sepse mbrapa sa është vetë ai, është Edi Rama.
Mirëpo faza e parë e këtij grushti shteti dështoi.
Dhe këtu, ju burra dhe gra, djem dhe vajza në këtë shesh, keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj me protestën tuaj.
Lexoni edhe:
”Propaganda thotë se ne nuk ja dalim”, Xhonatan Pano: Ejani të lëvizim malin, jo për një parti
Fotolajm nga protesta, pankarta me spec dhe flamuri amerikan
Aulon Kalaja nga protesta: Pushteti që shkel ligjin është mafie, jo qeveri
Ervin Salianji i bashkohet protestës, takohet me mbështetësit
Alimehmeti nga protesta: Shpopullimi është akuza më e rëndë ndaj qeverisë Rama
Gjeste në protestën e PD, fëmijët shkundin kangjellat para policëve
Tabaku në protestë: Rama është i shqetësuar, çfarë po ndodh në Tiranë shihet në Bruksel e Berlin
- Foto nga Daniel Muçaku
KOHA JONË SONDAZH




















