Berisha: Këtej i çon zv/kryeministren Balluku për gjoja sekuestrim, ndërsa nga ana tjetër i jep 8 milionë euro tenderim!

Para disa ditësh shkuan zv/kryeministrja Balluku e me pas ministri i brendshëm te pallati pa leje i Salillarit.

Sot, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndjek dy standarde, duke dënuar padrejtësisht qytetarët dhe favorizuar oligarkët.

Në një takim me banorë të Gramshit, Berisha tha se kompania “Salillari” ka ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, por është shpërblyer me një tender me vlerë 8 milionë  euro.

“Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, pothuaj 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 milionë  euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Shkuan dhe bënë spektakël ministra etj se gjoja do ta dënojnë dhe më pas kryeministri i dha 8 milionë euro që të mbulojë koston që do të paguajë shtetit për pallatin pa leje. Ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet me 8 milionë euro nga buxheti i shtetit”- theksoi Berisha.

SHKARKO APP