Berisha: Kostandini i Partisë, 9 vite burg për 1 vrasje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për mos dëmimin siç duhet të Kostandin Xhuvanit.

Për Berishën, dënimi me 35 vite burg për Xhuvanin është një tjetër arsye për të dalë në protestë në 12 Mars.

“Më pak se 9 vite për një vrasje. Kaq kushton jeta e fëmijëve tuaj kur i vret Kostandini i Partisë!

Ashtu siç njoftoi Edi Rama, Kostandinin e Partisë me datën 4 nëntor 2014, vetëm pak orë pas vrasjes së katërfishte, se do kalosh vite të gjata në burg, (pra jo gjithë jetën) kështu vendosi sot Gjykata në darën e qeveritarëve të lidhur kokë e këmbë me bandat dhe krimin.

Kështu, të dashur qytetarë, në Shqipëri jeta e njerëzve tuaj, në rast se jua ekzekutojnë Kostandinët e Partisë, kushton më pak se 9 vite burg, edhe kur vrasësit jane recidivist, se përndryshe këta gjykatësit e Partisë nuk japin me shumë se 6 vjet burg për njeri të vrarë.

Me klikën e krimit në pushtet jeta jonë nuk vlen!

Vetëm protesta mbarëpopullore mund të mbrojë jetën tonë!

Më 12 mars të gjithë në shesh për të hedhur murin e krimit, për të hedhur qelbësirat!”, shkruan Berisha në Facebook.

SHKARKO APP