Berisha: Kryeministri presion SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën

Ish-kryeministri Berisha sot në një konferencë shtypi foli për Kongresin e PS, ku ndër të tjera e akuzoi se Edi Rama u mor me hallet e tij, por jo të qytetarëve.

Ish-kryeministri theksoi se “Edi Rama po bën presion SPAK-ut që arrestoni Sali Berishën”. Sipas ish-kryeministrit, Edi Rama është frikësuar nga ringritja e PD, ndaj po kërkon nga SPAK-u që ta ndihmojë në hallin që e ka kapur nga frika e protestave popullore.

Në Kongresin e fundit të PS, ishte kryeministri Rama që iu drejtuar personalisht SPAK-ut që të hetojë dhe penalizojë Berishën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha tha në vijim: “Ata që kanë pasur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohet duke e quajtur SPAK-un, si SPAK i partisë, u gjetën në mënyrë të zhgënjyer. Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër i PS, është fëmija e saj, pjellë e saj dhe këtë duhet ta dijë Shqipëria dhe bota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në diktaturë, ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria, gjykatat, policia, ushtria, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë. Armë në duart e partisë. Armë në duart e diktaturës së proletariatit. Këtë herë nuk është më diktaturë e proletariatit. Këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit.

Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë SPAK-un e partisë duke i thënë që e dua Sali Berishën në burg dhe në djall opozitën. Në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, kuvende të tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar, por jo kaq të paskrupullt, kaq të hapura, nuk bëheshin”.

Ndërkohë mësohet se në SPAK ka dy dosje hetimore ku del emri i Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?