Berisha kunder Rames për meshen e 25 vjetorit

 

Nga Sali Berisha.

Te kerkosh ndjese dhe pendese tek Edi Rama eshte njelloj si te kerkosh eskimez ne shkretetire!

Sot 25 vjetori i meshes se pare publike qe u mbajt ne varrezat katolike te Rmajt te Shkodres. Sot eshte nje dite nderimi e veçante per prelatin guximtar, Dom Simon Jubani qe çoi me 4 nentor te vitit 1990 kete meshe dhe atyre burrave dhe grave meshtare te meshes se pare ne teresi katolik por dhe te besimeve tjera, qe i rikthyen Shkodres dhe Shqiperise sherbesen publike per Zotin dhe Krishtin mbret te ndaluar me kushtetuten e Satanit Hoxha dhe bllokmenet hoxhist per shqiptaret!

Sot fjalen e rastit per kete ngjarje e mbajti Edvin Kristaq Rama, pasardhes direkt i bllokmeneve hoxhist, biri i njerit prej arkitekteve kryesor te genocidit kulturor, shkaterrimit te mijera e mijera kishave, xhamive, teqeve te Shqiperise dhe nipi i njerit prej bllokmeneve me te eger te diktatures 45 vjeçare, xhelatit te inteligjences teknike shqiptare Spiro Koleka.

Sot ishte rasti, qe ne vend te ligjerates se tij, Edi Rama duhet te kerkonte ndjese shqiptareve per vepren makabre te babait te tij shpirteror, babait te tij bilogjik, dajes se tij xhelat, per genocidin njerzor,kulturor, fetar qe kryen ndaj kombit shqiptar.

Edi Rama sot duhet te kerkonte ndjese sepse sipas akuzave te bazuara te Fatos Nanos ai ka shitur ikona te vjedhura nga keto monumente te shkaterruar nga eterit e tij.

Por ndjesa ka ne themel pendesen e njeriut te qyteteruar, por te kerkosh ndjese dhe pendese tek Edi Rama eshte njelloj si te kerkosh eskimez ne shkretetire! sb

SHKARKO APP