Berisha: Lulzim Basha dhe Ervin Salianji janë një, si Dash Sula i Ramës!
Sot në një komunikim live me ndjekësit e tij, lideri demokrat Sali Berisha, tha ndër të tjera se “Lulzim Basha dhe Ervin Salianji janë njësoj dhe i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Janë si Dash Sula që u bë vegël e kryeministrit”.
Me tej Berisha shtoi se me 20 shkurt do ketë një përgjigje vendimtare ndaj kryeministrit dhe se fton krejt shqiptarët që ta rrëzojnë atë ditë.
Por Berisha nuk shpjegoi nëse kërkesa e mijërave demokratë që të qëndrojnë ditë-natë në shesh, pra do të merret parasysh apo vetëm do të hedhin molotov dhe kaq.
“Demokratët e presin përgjigjen, para se të nisen për Tiranë në shesh”, tha njeri prej komentuesve live.
Ndërkohë Ervin Salianji vazhdon takimet me demokratët, siç thotë, dhe deklaron se lidershipi aktual nuk e sjell PD në pushtet, duke nënkuptuar largimin e Berishës nga kryetar i selisë Blu. Kurse Lulzim Basha nuk ndihet fare, hedh ndonjë foto në facebook, ndërsa Dash Sula drejton kryeinspektoriatin e Shtetit nën udhëheqjen e Edi Ramës.
Vetëm Enkelejd Alibeaj nuk është as me Berishën, as me Ramën dhe as me Bashën.
KOHA JONË SONDAZH

