Berisha me demokratët në Sarandë, pritet me polifoni labe në hapje të takimit elektoral

Kreu i PD, Sali Berisha, turin e takimeve elektorale po e vijon në Sarandë, në një takim në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai është pritur me këngë popullore të krahinës, polifoni labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”. Në këtë takim foli edhe qytetarja Eranda Budo. Ajo u shpreh se pavarësisht problemeve që ka Shqipëria unë zgjedh të rris fëmijët e mi këtu dhe demokratët po kultivojnë atdhedashurinë, traditat dhe identietin tonë.

”Unë jam nënë e dy fëmijëve e shkolluar për administrim biznes dhe e pa punë. Pavarsisht të gjithë problemeve që ka sot Shqipëria un kam zgjedhur të rris fëmijët e mi këtu. E dua vendin tim dhe do të luftoj që ky vend të bëhet. Saranda është perla e jugut dhe një nga bukuritë natyrore, nga traditat, vlerat dhe pasuritë kulturore.

Fëmijët e mi dua të rriten me shkollim cilësor, me shëndetësi cilësore, me traditat tona që na i ka zili bota dhe jo duke dëgjuar tallava me ofendime kënduar nga anti model. Familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht, siç bëjmë ne demokratët dhe kultivojmë atdhedashurinë, traditën dhe identitetin tonë”- tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

kliko te Video on Facebook për të parë të plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?