Berisha me fermerët në Elbasan: Bujqësia dhe blegtoria tërësisht të braktisura nga qeveria

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me fermerët në qytetin e Elbasanit, ku ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar të bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër qeverinë, duke e akuzuar për neglizhencë të thellë ndaj këtij sektori jetësor. Ai u shpreh se politikat e ndjekura nga ekzekutivi kanë sjellë pasoja të rënda për fermerët shqiptarë, të cilët, sipas tij, janë të pambështetur dhe të lënë pas dore në krahasim me kolegët e tyre në rajon.
“Sot sektori i bujqësisë dhe blegtorisë ku punësohen rreth gjysmë milioni shqiptar është një sektor thuajse tërësisht i braktisur nga qeveria.
Ky sektor i jep vendit 90 përqind të prodhimit të brendshëm.
Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Kosovës, Maqedonisë Malit të Zi apo Serbisë. Sigurisht që doni që fermat tuaja që serat tuaja stalla tuaja të ecin përpara.
Por kjo nuk ndodh sepse politika e ndjekur nga kjo qeveri ka qenë shkatërrimtare. Hapi doganat për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë, fermerët e të cilave subvencionohen deri në 8 herë më shumë se ju”, u shpreh ai.