Berisha: “Metën e pres si aleat!”. Por Iliri luan për kryeministër për vete e jo ushtar në radhët e opozitës
Me datë 24 korrik Ilir Meta largohet si President dhe kalon në opozitë. Me sa duket do të rimarrë LSI, sepse me 25 korrik ai ka lenë Konventën Kombëtare të LSI.
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e djeshme se çfarë vendi do të ketë Ilir Meta në opozitë, pas dorëzimit të mandatit të Presidentit.
Berisha e cilësoi Metën një aleat të çmuar, ndërsa theksoi se është i hapur të bashkëpunojë me të për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës. Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, Kryemadhi mbajti një fjalim në protestë. LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar”, deklaroi në MCN TV.
Këto tha Berisha.
Por Ilir Meta shikon me larg se Berisha.
Ai synon të jetë kandidat për kryeministër i opozitës në vitin 2025. Këtu do të ketë qejfmbetje ndër demokratët sepse edhe Berisha don për vete.