FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha nga selia blu: Rama do të dorëzojë pushtetin sa më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar këtë dhjetorin e dytë të ri për PD-në, ndërsa shprehu mirënjohjen për demokratët që treguan guxim e vendosmëri për ta shndërruar atë në fuqinë më të madhe morale.

“Mirënjohje çdo demokrati shqiptar që e shndërruan këtë dhjetor në një dhjetor të ri të cilët me vendosmëri guxim, trimëri e vizion rithemeluan PD-në e shndërruan atë në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi”.

Po ashtu Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë pushtetin sa më parë, pasi sipas tij është mykur nga koka te këmbët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbyllni sytë dhe imagjinoni forcën tjetër politike të Ramës që është mykur nga këmbët te koka dhe do të dorëzojë pushtetin sa më parë. Në familjen e demokratëve nuk ka presion përkundrazi janë të ftuar të gjithë të vijnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?