Berisha “non grata” nga SHBA, Erion Braçe: Të vetmit që më vijnë në mendje janë…
Për vendimin e DASH, i cili i ndaloi ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, ka reaguar edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili në postimin e shkurtër në facebook, përmend viktimat e 21 janarit dhe viktimat e tragjedisë së Gërdecit.
”SHBA i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Në këtë moment, të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec”, mbyllet statusi i Braçes.