Berisha nuk ikën, Basha rikthehet!
Lulzim Basha rikthehet në PD. Dalja e tij e fundit me studentë dhe të rinj jep sinjalin publik se Basha ka vendosur të rimarrë drejtimin e PD-së zyrtare.
Ai shtjelloi disa ide të dobishme politike. Ja se çfarë tha: “Të hapim listat që shqiptarët ta zgjedhin vetë deputetin që duan. Të bëjmë vettingun e politikanëve, që shqiptarët të shohin me sytë e tyre kush është i korruptuar e kush jo, për t’i mbyll njëherë e përgjithmonë dyert baltës në politikë. Të kufizojmë mandatet në mënyrë që të mos kemi politikanë të përjetshëm, por t’i japim hapsirë qarkullimit të elitave. Të mundësojmë votën e emigrantëve që edhe ata të kontribuojnë për vendin e tyre. Të gjithë bashkë, pavarësisht bindjeve politike, mund t’ia dalim!”- shtoi Basha.
Në fakt derisa Berisha nuk po jep dorëheqjen nga drejtimi i PD së tij, ndonëse humbi thellë, atëherë edhe Basha ka të drejtë thotë se “edhe unë po rikthehem”.
Tashmë PD-ja me Bashën merr çdo gjë zyrtare, edhe me gjykatë. Berishës do ti mbetet të dalë nga çadra e Ilir Metës dhe të krijojë parti të re politike. Me sa duket do të kemi tre palë nga qendra deri në të djathtë, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Ndërkohë Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj apo edhe disa të tjerë mundet të jenë konkurues duke marrë vota nga qendra deri majtas. Duhet dobësuar Edi Rama sepse ndryshe ai e mban pushtetin edhe në zgjedhjet e vitit 2025.
E mira e politikës dhe e popullit ishte që të iknin të gjithë këta që kanë vite në pushtet dhe në opozitë, por me sa duket asnjeri nuk ikën, ndaj edhe Lulzim Basha ka të drejtën e tij të shkojë në krye të PD.