Berisha nuk shkon në SPAK, firmoset shoqerimi i tij me forcë

Sali Berisha me pretekstin se nuk i ka shkuar fletë thirrje për në SPAK për tu pyetur për 21 janarin, nuk është paraqitur sot. Por menjëherë pas mosparaqitjes prokurori i  SPAK ka firmosur shkresën për ta shoqeruar me forcë policore.

Ndërkohë SPAK njofton se fletëthirrja i ka shkuar zyrtarisht në zyrën e tij në grupin parlamentar, porse sipas burimeve të tjera nga Kuvendi, askush nuk ka pranuar ta marrë fletëthirrjen. Ky veprim për të shmangur përgjegjsinë ligjore, porse SPAK ka urdheruar shoqerimin e tij edhe me forcë nëse nuk pranon.

Ngjarja e 21 janarit, pas deshmisë së Lulzim Bashës në SPAK, duket se rëndon ish-kryeministrin Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të rezervuara tregojnë se Basha ka thënë se ai si ish-ministër i Brendshëm nuk ka patur asgjë në dorë, sepse komandën e gjithçkaje atë ditë e ka patur Berisha. SPAK po heton edhe se kush e ka fshirë serverin e kamerave në kryeministri atë natë të 21 janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me sa duket Lulzim Basha ka folur me emra!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?