Berisha nuk tërhiqet nga protesta më 6 dhjetor, dita kur vijnë liderët e BE në Tiranë

Berisha ishte sot në Panairin e Librit në kryeqytet. Pas vizitës ai foli për gazetarët.

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se caktimi i datës 6 dhjetor për protestën e opozitës, ditë kur mblidhet edhe Samiti i BE në Tiranë, nuk është qëndrim anti-evropian.

“Është një qëndrim kryekëput pro evropian, që synon t’i thotë Evropës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit, që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende e ndajnë nga Vietnami komunist për indeksin e zbatimit të ligjit. Pra, t’ju rikujtojmë se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i fuqishëm opozitarë që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.

Nga Selia Blu tregojnë se po mobilizohen krejt strukturat demokrate për këtë protestë paqësore në Bulevardin kryesor të Tiranës. Sipas Edi Palokës do jenë me shumë protestues se herën e fundit.

SHKARKO APP