Berisha para Këshillit Kombëtar: Të hidhemi në sulm me 7 tetor, përplasje dhe qeverisje teknike
“Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor”, u shpreh Berisha në Këshillin Kombëtar të PD.
Ai vijoi duke nënvizuar se qeveria duhet të paralizohet deri në vendosjen e qeverisë teknike.
“Pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj edhe ne do të kalojmë në sulm. Edi Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne me guximin e revoltën tonë, e paralizojmë anekënd vendit këtë narkoqeveri kriminale, armike e egër e lirive. Të hidhemi në sulm me të gjithë mjetet e mosbindjes civile. Kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor. O sot o kurrë, pa kthim mbrapa. Të paralizohet qeveria deri në vendosjen e qeverisë teknike”, u shpreh ai mes të tjerash.
Por sa do të ketë takat PD do të shikohet me 7 tetor.