Berisha pas votimit në PD: “Respekt edhe për zërat kundër, çdo votë ka vlerë”

Pas rikonfirmimit në krye të Partisë Demokratike përmes procesit të votëbesimit të zhvilluar në të gjithë vendin, Sali Berisha doli në një deklaratë publike ku falënderoi anëtarët e partisë për mbështetjen që i dhanë. Ai e cilësoi votimin si një proces me rëndësi për demokratët dhe për vetë funksionimin e brendshëm të PD-së, duke theksuar se pjesëmarrja dhe rezultati tregojnë besimin që baza e partisë vazhdon të ketë tek ai dhe tek drejtimi aktual politik.

Berisha u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë demokratëve që votuan pro riafirmimit të tij në krye të partisë, duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi të madhe për të vijuar betejën politike të opozitës. Ai tha se vota e anëtarësisë përbën një mesazh të qartë për unitetin dhe vazhdimësinë e Partisë Demokratike në sfidat e ardhshme politike.

Megjithatë, kreu i demokratëve ndaloi edhe tek ata anëtarë që votuan kundër ose zgjodhën të abstennonin. Berisha deklaroi se edhe këto vota kanë rëndësi dhe se do të merren seriozisht në konsideratë. Sipas tij, çdo rezervë, kritikë apo hezitim i shprehur përmes votës duhet parë si një mundësi reflektimi për drejtuesit e partisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se PD-ja ka qenë gjithmonë një forcë politike që ka mbështetur mendimin ndryshe dhe diversitetin e ideve brenda saj. Në këtë kuadër, Berisha garantoi se do të punojë për të adresuar shqetësimet e atyre demokratëve që nuk e mbështetën në këtë proces.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të deklaratës, ai falënderoi edhe komisionerët, strukturat drejtuese në qarqe, kryetarët e degëve dhe të gjithë personat që kontribuuan në organizimin e procesit zgjedhor, të cilin e cilësoi të qetë dhe shembullor në të gjithë Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?