Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha për Blinken: E para vizitë e një Sekretari Shteti që ka vetëm takime me partinë-shtet

Aktualitet E enjte, 15 Shkurt 2024 14:22
Berisha për Blinken: E para vizitë e një Sekretari Shteti që ka vetëm takime me partinë-shtet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Mirë se vini në Shqipërinë moniste.” Ishte kjo përshëndetja që kreu i Rithemelimit i bëri Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili ndodhet sot në Tiranë.

Në një postim të gjatë në mediat e tij sociale, Sali Berisha thekson se në 33 vite pluralizëm, kjo është vizita e parë e një Sekretari Shtetit, që në agjendë ka vetëm takime me partinë në pushtet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Para 12 minutash
Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen ...

Para 23 minutash
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Para 34 minutash

Postimi i plotë i Sali Berishës:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Welcome to monist Albania.
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.
Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo ëshzë e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.
Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.
Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super ëatergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të Neë York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, per korrupsion domethenses, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.
Ata e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denoncinin fuqishëm mega aferat korruptive të Edi Ramës lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në Shqipëri, rajon deri tek bosët shqiptarë të Sinaloa të Meksikës, por edhe denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo ruse ne rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosoves midis Serbise dhe Shqiperise.
Ata e bene kete se ne kundershtuam me force projektin e Ballkanit te Hapur qe mbeshtetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur te Beogradit nga ana e tij ne samite nderkombetare per mos respektimin e sanksioneve te NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikunder kam shkruajtur ne letren time drejtuar Sekretarit Blinken ne maj te vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA, agjensite e saj apo te çdo vendi tjeter do paraqesin nje prove apo dokument te vetem per te faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.
E verteta eshte se pas tre vitesh hetimesh intensive e te shumanshme qeveria, drejtesia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kane gjetur dot asnje prove fakt apo dokument qe te fajsojne Sali Berishen ndaj dhe une jam sot me urdher politik te Edi Rames, si asnje lider tjeter opozite nën arrest, por pa asnjë akuze dhe me nje proces ne shkelje te Kushtetues dhe ligjeve shqiptare por edhe te konventave nderkombetare te te drejtave te njeriut!
Jam sot me urdher politik ne arrest shtepies si person ne hetim sepse dhendri im Jamarber Malltezi si njeri nga 510 mij qytetar shqiptar qe ne vitet 2006-2021 kane marre ne total me kethim dhe kompensim 1 miljard e 577 milion e 400 mij m2 tok ka marre dhe ai ne perputhje te plote me ligjin 410 m2 toke te familjes se tij te konfiskuar nga rregjimi komuniste 60 vite me pare (1 Link në fund)
Monizmi ne Shqiperi eshte i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shume kohesh ju mohon 43 deputetve te opozites ne Parlament te drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare per megaferat e tij te medha korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, per superkandalin e Rama- McGonigal per te cilin ka nje gjyq neser ne ëashington. Ai nuk pranon perfaqesuesit e tyre te zgjedhur ne komisionet parlamentar dhe me kontrollin e tij rreptë te tij mbi drejtesine dhe urdher publik te tij mban ne arrest shtepie pa akuze liderin e partise me te madhe opozitare duke shndërruar Shqiperinë vendin antar te NATO-s, ne Ugande apo Tunizine e Europes. Me kete akt Edi Rama vazhdon traditen e babait te tij biologjik ish-zevendesit të diktatorit Ramiz Alia qe firmoste ne gusht te vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik ne gjithe Europen Lindore, varjen ne litar si kundershtar politik te poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe miqt e Shqiperise ne SHBA dhe kudo ne bote se opozita shqiptare eshte sot me e vendosur se kurr te rivendos zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik ne Shqiperi bazuar pikerisht mbi vlerat e lirise per te cilat sekretari James Baker foli para 200 mije shqiptareve 33 vjet me pare.”

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 10 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 12 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.