Berisha: “Po fshihet hard disku i kompjuterit të shefit të Interpol”

 

“Sajmir Tahiri urdheron formatimin e hardiskut te kompjuterit te Artan Bajraktarit, per te fshire te dhenat!!” Është kjo akuza që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha në një status të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Berisha thotë se një punojnës i Ministrise se Brendshme e ka informuar me anë të një sms-je.

Sipas Berishës ai i ka shkruar: "I nderuar zoti Berisha. Ne keto momente qe po te shkruaj, ne kompjuterin e Z. Artan Bajraktari shef i Interpol Tiranes eshte ulur me urdher te Sajmir Tahirit specialisti i IT dhe po formaton hardiskun e zotit Bajraktari me qellim fshirjen e te gjithe te dhenave dhe korrespodences qe ky drejtues policie ka mbajtur me titullaret e tij. Njekohesisht mund te nderhyet edhe ne serverin qendror me qellim fshirjen e gjurmeve te krimit te Artan Didit dhe Sajmir Tahirit. Ju lutem denoncoheni sa me pare kete akt dhe bejini thirrje prokurorise per hetim te thelluar te ketij krimi shteteror. Me respekt. Ju lutem per te tjeret duhet te mbetem per momentin anonim. Faleminderit!”

 

Berisha i dërgon një falenderim dhe mirenjohje atij punjoësi dhe e quan “shërbëtor të denje të qytetareve qe denoncon krimin nga strofulla e tij!” Bajraktari tha se për shkresën e ardhur nga Interpoli kishte njoftuar Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë Artan Didi me anë të një e-maili.

SHKARKO APP