Berisha: Policia pranoi se Frroku ndihmoi trafikantin. Rama po kërcënon mediat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me rastin “Frroku”, ku sipas dokumenteve të policisë rezulton se një i kërkuar për trafik droge i është shmangur arrestimit duke udhëtuar me makinën e deputetit.

Duke ju referuar deklaratës së sotme të Policisë, Berisha shprehet se Ministria e Brendshme ka pranuar se trafikanti është fshehur në makinën e Frrokut. Ndërkohë që shton se Kryeministri po i bën presion mediave që nxorën lajmin. 

Reagimi i plotë i Sali Berishës

"Policia e pranon se fshehu me urdher nga lart per 6 muaj krimin e Frrokut por mashtron kur akuzon Prokurorine!! Te dashur miq, policia e pranon se fshehu me urdher nga lart per 6 muaj krimin e Frrokut por mashtron kur akuzon Prokurorine. Ne nje komunikate te saj te shkruar na sugari i Rames, policia e Partise pranoi se eshte i vertete dokumenti i bere publik dje nga ABC News. Ky dokument zyrtar i Policise se Shtetit, qe shpertheu bomben e Vilunit, faktoi se akuzat e PD dhe mediave se deputeti i PS Mark Frroku, qe po ndiqte me makinen e tij trafikun e mbi 804 kg kanabis rreth 6 muaj me pare, mori ne makinen e tij ne mbrojtje direkte drejtuesin e rrjetit te narkotrafikut Bardhok Planen. Sipas dokumentit, Policia e bllokoi ne Laprak tek dilte nga Tirana makinen e deputetit Frroku qe kishte brenda narkotrafikantin Plana. Bllokimi i makines vazhdoi per mbi 20 minuta. Deputeti Frroku nuk lejoi kontrollin e makines dhe nuk i dorezoi banditin Policise. Ai pretendoi se duhej miratim nga Parlamenti (ne kushte flagrance nuk kishte asnje pengese) dhe nuk lejoi arrestimin e tij. Pas 20 minutash bllokimi Policia mori urdher nga Rama te linte te lire Mark Frrokun dhe trafikantin e tij.

Eshte e vertete se operacioni Viluni ka qene nje aksion i perbashket i policive te tre vendeve dhe Prokurorise se Shtetit. Por lirimi i Planes eshte bere pa asnje komunikim me Prokurorine, eshte bere direkt me urdher te atyre qe iu duhej deshmia e rreme e Mark Frrokut. Kercenimi ABC-se, me urdher te Edi Rames, ne komunikaten e Policise se ky televizion botoi dokumentin zyrtar te saj, me te cilin u faktoi shqiptareve te verteten e aferes se Vilunit te fshehur me urdher per 6 muaj, deshmon se vet Rama dhe askush tjeter eshte njeriu qe urdheroi krimin e shemtuar, lenien te lire te B. Planes.

Edhe nje here thirrja ime per çdo qytetar te ketij vendi: "t'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbesirat!!"

SHKARKO APP