
Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të ardhur nga një qytetar, i cili ngre pikëpyetje për një automjet me vlerë të lartë.
“Luksi me paratë e taksapaguesve i pëlqen shumë! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital!”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Në mesazhin drejtuar Berishës, qytetari shkruan: “Përshëndetje Doktor. Ky e ndërron makinën çdo vit? Kjo është e 2026, jemi te 170–190 mijë euro.”
