Berisha premton pensione nga 500-1000 euro, Rama: Saliu shet qilima fluturues!
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet e kryetarit të Parisë Demokratike, Sali Berisha, ku ky i fundit ka premtuar paga 500-1000 euro për pensionistët. ”Ata që thonë ”ne do ua bëjmë pensionet 500 euro, 1000 euro”, shesin qyla fluturues. Këtu është dallimi, në fund të ditës pensionistët qysh nga viti 2014 me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Ndërkohë më parë janë trajtuar si të njerkës. Ky është dallimi, shumë i dhimbshëm, por shumë i vërtetë. Mjafton të shohësh kolonat, të njëjtat kategori dhe vite pune, pensione me diferenca të ndryshme”, tha Rama.