Berisha: Protesta e 12 marsit si 20 shkurti 1991. Të rrëzojmë me forcë Ramën dhe Metën!

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se 12 marsi mund të konsiderohet si një “20 shkurt” i dytë në Shqipëri (rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës). Në një status të gjatë në Facebook ai shkruan për mundësinë e një konflikti të gjerë civil në Shqipëri. “Vetëm ju të dashur qytetarë me guximin, burrërinë tuaj dhe dashurinë për këtë vend, me një 20 shkurt të ri më datën 12 mars mund të bëni të sigurt jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj, mund të shpëtoni Shqipërinë nga kriminelë në postet më të larta të pushtetit, që për lëkurën e tyre janë të gatshëm që me vrasje politike dhe duke akuzuar opozitën, të zhysin vendin në një konflikt të gjerë civil”, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 12 marsit nën moton “të hedhim murin e krimit”. “Më 12 mars të mblidhemi të gjithë pa asnjë dallim në sheshin “Skënderbej” në protestën më të fuqishme për të rrëzuar murin e krimit që shtrihet në majat më të larta të pushtetit. Të bashkohemi të gjithë pa asnjë dallim partiak, nën moton: ‘të hedhim, të hedhim murin e krimit!’ Ti hedhim, ti hedhim, ti hedhim qelbësirat”, shprehet ai.

Ish-kryeministri shkon edhe më tek kur e krahason Shqipërinë me Rusinë dhe Ramën me Putin. “Mediat botërore njoftojnë se i dyshuari për vrasjen e Nemcovit, kundërshtarit kryesor të Putinit që u arrestua dje, u vra sot në banesën e tij me një granatë, natyrisht për ti mbyllur gojën njëherë e përgjithmonë për krimin e porositur. Por njëlloj si Rusinë e Putinit, në Shqipërinë e Edvinit iu bëhet atentat për të mbyllur gojën Durim Bamit, dorësit të paguar nga Ilir Meta për të vrarë dy deputët; Fationit (Tonit) Skënderajt, besnikut të LSI që në emër të Ilirit i dha parat Durimit për të vrarë dy deputetët” – e mbyll komentin e tij Berisha.

SHKARKO APP