Berisha: Pse Meta zgjodhi të vriste Doshin dhe Fufin?

Sali Berisha ne nje dalje per mediat, i tensionuar, tha nder te tjera se “Tom Doshi lëshoi akuzën më të rëndë se kreu i parlamentit ka organizuar, ka paguar vrasjen e tij dhe të një deputeti të PD Mhill Fufi. Aktet me makabre më kriminale të kësaj akuze janë dy, së pari pagesa për vrasjen nga personi i dytë i shtetit që është kreu i parlamentit.

Së dyti tmerrësisht përlyese është heshtja si fija e barit e Edvin Kristaq Ramës për 5 muaj me radhe e Saimir Tahirt dhe e të gjitrhë kuploës së mazhorancë së qelbësirave në Parlament.

Këta kumbarë e konsiderojnë qeverinë, parlamentin jo si institucione të ligjit dhe kushtetutës, por thjesht si shpella, bodrume të mafies me pushtetin.

Çdo qytetar mund të pyese pse Ilir Meta zgjodhi në një anë Doshin në PS dhe Mhill Fufin në PD. Kam dëgjuar mendime sipas së cilave Meta kishte inate të mëdha me Doshin, qesharake. Meta me Doshin për një kohë të tërë i kishte aq vaj marrëdhëniet saqe Rama u bë xheloz.Meta nuk kishte asgjë, por cfarë ndodhi?Meta me Doshin ne krah e mbante për tja plasur zemrën  30 minuta ne telefon sesi po shijonin verën, kecat, karakalecat me Tom Doshin E vërteta është se Doshi pas zgjedhjeve u bë njëriu problematik për Ramën. Doshi u përlesh me Ramën për emërimet e zyrtarëve të lartë-theksoi Berisha. ”

Berisha: Tom Doshi ka sharë Tahirin

” Doshi shkoni pak te “Il Gusto”, muret e “Il Gusto” do tu tregojnë sharjet me të parë dhe të mbrapë që Doshi i bëri Tahirit, por për fat në tavolinë ku ishin 4 deputet  të PS, aty ngjitur ishin edhe dy miqëtë e mi, të cilët dëgjuan cdo sharje, kështu që këto të dhëna i kam nga miqte e mi. Doshi nisi rebelimin.”- pohoi Berisha

Akuzat e Spartak Brahos

Akuzat e Spartak Brahos, se kunati i  Berishës ka porositur vrasjen e Doshit, ish-kryeministri  i quajti shpifje të  botës së krimit.

“Nuk kam pse të komunikoj me kunatin tim, unë nuk merrem me shpifje të botës së krimit”

Skenari për vrasjen e Doshit dhe Fufit sipas Berishës

“Mirëpo cilat ishin marrëdhëniet ne mazhorancë. Unë i kisha denoncuar këto marrëdhënie, Marrëdhëniet e Ilir Metës me Ramën ishin ato të skllavit me padronin e tij absolute. Sepse për hir të së vërtetës Rama pas cdo udhëtimi i sillte Metës haberin e tmershëm se në Berlin, Paris, në Bruksel dhe kudo  sa herë kthehej, i thoshte më kërkojnë arrestimin tënd. Unë këto i kisha denoncuar shumë herë në parlament. Meta si djallëzor do ta kapërcente këtë andikap të tmerrshëm dhe kishte vetëm një mënyrë, vrasja. Në këtë kontekst bashkërisht vendosin të zhvillojnë një sknar në të cilin eleminoi Tom Doshin për të gjithë problematikën që kishte me Ramën dhe Ramës në këtë rast i ngrohej barku. Por këtu është një koncesion dhe koncesioni ishte Mhill Fufi, i cili duhej eliminuar për motive primitive personale të një njeriu që ishte i zhytur në krim, që ishte Meta. Në këtë mënyrë Meta bënte skenarin e pas krimit. Skenari dështoi, sic dështoi skenari i vrasjes së Piro Bares, sepse autori mendoi se po shkonte në katastorofë. Dështimi i skenarit nxjerr Ramën lakuriq- tha ish-kryeministri.

Por Berisha nuk shpjegoi pse duheshin bere keto eleminime nga kryetari i Kuvendit, ca fitonte ai,pse duhej. Ca elektorati kishin pas vetes keto dy deputetë. Pse mund te krijonte probleme  Edi Rama dhe Ilir Meta, kur i kishin ne vije punet, pse duhej te hiqeshin qafe dy deputete, nderkohe qe, si jane e si nuk jane , ne sallen e Kuvendit nuk ndikojne asgje, as ne votim e as per te folur. Berisha konfuz dhe paksa i ngaterruar ne ato qe thoshte sepse sapo kishte dale emri i tij  dhe i kunatit te tij Agim Rama si autori porosites i vrasjeve per te krijuar destabilitet, sipas Spartak Brahos.

Ne gjithçka foli ish-kryeministri nuk sqaroi asgje.Pra pse duheshin vrare keto dy deputetë? Ishin liderë? Jo. Ishin qe benin politiken e Ballkanit. Jo. Po rrezonin qeverine. Jo. Pse atehere ?!

Kete mund ta zgjidhe vete Prokuroria e Pergjithshme me nje hetim te shpejte e transparent. Por dikush pas kesaj duhet te shkoje ne burg.

Nuk ka vonuar dhe ka dale ne media Spartak Braho ku ka thene se diten e enjte  ne sallen e parlamentit do ti jap disa "surpriza" ish-kryeministrit Berisha.

 

Ja e plote çfare ka futur ne profiline tij ne Facebook ish-kryeministri Berisha

Te dashur miq, deshmia e djeshme e Tom Doshit eshte nder me tronditeset qe mund te degjoje njeriu, akuza publike me e rende ne 25 vitet e fundit. Ne kete deshmi dy jane aspektet me te shemtuara me kriminale. E para, kryetari i parlamentit, Ilir Meta, porosit dhe paguan ne emer te mazhorances vrasjen e nje deputeti te PS dhe nje deputeti te PD.

E dyta per skenarin e vrasjes se dyfishte u informua menjehere Rama dhe Tahiri, dhe ata ne vend qe te nderhynin urgjentisht per zbardhjen e akuzes publike me te rende ne 25 vitet e fundit e fshehen apo heshten, pra zbatuan kodin heshtjes te mafies per skenarin e krimit monstruoz, sikur ne kete vend te mos ekzistonte shtet por shpelle mafieje dhe vetem shpelle mafieje, çka tregon se ata ishin ose porositesit ose se paku miratuesit e skenarit.

Gjithçka duket si nje pazar i felliqur bazuar ne nje marreveshje krimi.

Per Ramen dhe mazhorancen, qendrimet e Doshit ndaj vet Rames, Sajmir Tahirit, u bene te rrezikshme, kercenuese, te padurueshme. Tirana i di mire perleshjen e Doshit me Ramen per qeverine, policine, postet me te larta ne administrate, di mire perplasjen e eger te Doshit me Sajmir Tahirin ne nje lokal, ne mos gaboj "Il Gusto", ne prani te Gramoz Rucit dhe dy deputeteve te tjere si dhe te klienteve qe po drekonin, rrebelimin e Doshit me 5 deputete te tjere per ditelindjen e mikut te vet. Doshi nderkohe kishte marredheniet me miqesore me Meten, i cili drekonte dhe darkonte cdo fund jave me te dhe nxitej nga ky i fundit per te krijuar nje grup sa me te gjere ne PS per te bere Meten pse jo edhe kryeminister de fakto.

Keshtu, Ilir Meta forcoi pozitat shume me Doshin. Por ai ishte perseri nje skllav i mjere i Rames, i cili sapo kthehej nga Brukseli, Berlini apo ndonje kryeqytet tjeter, lajmin e pare qe i jepte Metes ishte se partneret i kishin kerkuar arrestimin e tij. Meta semurej, nuk dilte per tre dite nga shtepia. Meta per t'u çliruar nga skllaveria e Rames i duhej te lidhej me Ramen ne lidhje krimi, vrasje. Vetem keshtu ai nuk do ishte me skllav i Rames por do te kishte Ramen skllav te tij. Ai kerkoi miratimin e Edit qe te shpetonte njehere e mire Ramen nga Doshi, sikunder ai duhet te simetrizonte vrasjen me deputetin e PD, Mhill Fufi. Kjo jo per hire te simetrise por per motive te ulta primtive personale.

Duke mbeshtetur hetimin e vendosur e te gjithanshem te krimit me te larte shteteror, denoj cdo forme presioni ndaj Prokurorise se Shtetit. Te dashur qytetare, sot shoqeria jone eshte koke e kembe ne kthetrat e pameshira te krimit te mazhorances se qelbesirave. Sot me shume se kurre vendit, shoqerise, ne dhe femijeve tane i nevoitet guximi yne, perkushtimi yne per te nxjerre sa me pare vendin nga tentakulat e krimit qeveritar qe rrenon çdo ore, cdo dite, sigurine, paqen, stabilitetin, te ardhmen tone!!

Sali Berisha

SHKARKO APP