Berisha publikon në FB një regjistrim. PS: Ja përse bëhet fjalë (AUDIO)

 

Ish-kryeministri Berisha ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një video ku dëgjohet zëri i kryeministrit Edi Rama.

Sipas ish-kryeministrit, Rama u kërkon drejtorëve të mbushin kutitë e partisë.

“Ju lutem dëgjojeni vetë këtu më poshtë me zërin e tij Edi Ramën teksa u kërkon drejtorëve të shtetit të mbushin kutitë e partisë……. ! sb”, shkruan ndër të tjera Berisha në Fb.

DEGJONI REGJISTRIMIN

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Partisë Socialiste. Në deklaratën për shtyp thuhet se termi “drejtor” bëhet fjalë për “drejtorë operacionalë” që do të organizojnë zgjedhjet nën koordinimin e Eduard Shalsit.

Koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për t’u angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar ne 23 qershor 2013. Koha kur Kryeministri i vendit detyronte nxënës e mësues të braktisnin mësimin për tu bërë pjesë e mitingjeve elektorale ka marrë fund bashkë me qeverisjen e Sali Berishës. Por mesa duket, Saliu e ka mendjen ende tek manipulimet që ka bërë vetë, njësoj si në 2011 kur vodhi në tavolinë mandatin e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës dhe ia dhuroi Lulzim Bashës me nëpunësit që çonte me lista detyruese në votim përmes drejtorive të burimeve njerëzore.

Gjithsesi, për të qenë transparent deri në fund me publikun, Partia Socialiste në datën 23 Prill 2015(bashkangjitur lajmi i botuar http://www.ps.al/te-reja/deklarate-per-mediat/) ka informuar për organizimin e ri elektoral në prag të zgjedhjeve lokale. Pjese e këtij organizimi, siç shkruhet qartë edhe ne njoftimin  e datës 23 Prill 2015 për strukturat e organizimit tonë elektoral, janë edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit.

Janë pikërisht këta drejtorë dhe përgjegjës të fushatës që po nis, risia e organizimit të Partisë Socialiste dhe çelësi i suksesit të saj electoral”, thuhet në reagimin e PS-së.

SHKARKO APP