Berisha: Qeveria po fsheh konkluzionet e ekspertëve të huaj për dëmet e tërmetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në një mesazh në “Facebook” abuzimet që, sipas tij, po kryhen me vlerësimin e sigurisë së banesave të prekura nga tërmeti. Berisha thotë se “se po bëhet një lojë e rrezikshme me jetën e njerëzve të goditur nga tërmeti”. Duke shpërndarë mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha thekson se “mafia qeveritare iu fsheh banorëve konkluzionet e ekspertëve të huaj për pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Denoncimi i Berishës në Facebook:

“Denoncohet loja e rrezikshme mafioze me jetën e njerëzve të goditur nga termeti! Mafia qeveritare u fsheh banoreve konkluzionet e ekspertëve të huaj për pallatet e dëmtuara nga termeti!

Lexoni denoncimin trondites te qytetarit dixhital!l. sb

Mirëmbrema Z.Berisha.! Po luhet me jetën e shqiptarëve dhe askush nuk flet. Ekspertet e huaj erdhën në Shqipëri, e bënë verefikimin e shumicës së palkateve të dëmtuara nga tërmeti dhe askush nuk kuptoi nga qytetarët shqiptarë se çfarë u tha për shtëpite e tyre, për pallatet e tyre. Fjala e fundit i mbeti përseri mafies te zyrtarve shqiptare dhe të ndertimit ta thone.

Mafia shqiptare nuk jep asnjë sqarim se çfarë u tha për banesat e tyre, se në çfare shtëpie do t’i fusin fëmijet e tyre, sa e sigurte do të jete ajo. Me kyçjen e gojes dhe ne fshehjen e kokluzioneve të eksperteve të huaj mafia shqiptare po pergatitet ti fus me zor familjet shqiptare dhe fëmijet e tyre në apartamente dhe pallate aspak të sigurta për jetën e tyre.
Të bëjnë ca meremete sipërfaqesore në pallate dhe tu thonë qytetarëve “shtepinë e ke gati, në do futu, në s’do rri jashtë, fleje ku të duash”. Naten e mire, mbeç me shëndet!”.

SHKARKO APP