Berisha: QSUT u kthye në bombë biologjike, hapja e shkollave është me rrezik pasi nuk ka kushte

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit. Ai rreshtoi të paktën tri arsye se përse qeveria e Edi Ramës dështoi me menaxhimin e kësaj pandemie.

Fillimisht, Berisha tha se është bërë një hetim fals epidemiologjik.

“U bë përciptas për të mashtruar qytetarët. Ja ku janë fqinjët tanë grekë, që nuk e pësuan kurrë si ne nga hapja. Të gjitha këto vende bënë hetim epidemiologjik serioz dhe jo sa për të larë gojën,” tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti, ai tha se “faktor i tmerrshëm ka qenë strategjia e terrorit që përdori skizoidi i Surrelit. Kam statuse njëherë në dy ditë kundër dhunës dhe terrorit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë jam mjek, jam psikolog, unë e di se çfarë do të thotë shoku psikologjik, sepse njerëzit e panë që nuk ka male me të vdekur, pasi njerëzit e panë që nuk po u shkonte mishi si qenit, me tanke në rrugë, e panë që ishte megamashtrimi më i madh që iu ishte bërë dhe nisën të mos besojnë te ekzistenca e koronavirusit,” tha ai.

Së treti, Berisha tha se virusi u përhap nëpër spitale.

“Për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, ne e shndërruam QSUT në bombën më të madhe biologjike që ka pasur ndonjë vend,” tha Berisha.

Ish-kryeministri si mjek tha se “unë mendoj se është virus serioz, një pjesë e njerëzve e kalojnë si grip, por një pjesë përjetojnë një situatë shumë të vështirë dhe këtu duhet të them jo vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja”.

Ai paralajmëroi për hapjen e shkollave pas një jave.

“Hapja e shkollave është me rrezik. Ju garantoj se në minimumi 80 përqind të shkollave nuk ka asnjë kusht anti-Covid. Nuk ka ujë, nuk ka dezinfektant, nuk ka alkool, nuk ka pastrues. E lexova udhëzimin që dhanë. Në Tiranë shkollat janë me dy turne pa Covid, tani do bëhen me 4 turne. Asnjë garanci nuk ka, asnjë masë nuk është marrë në mënyrë absolute,” tha Berisha.

Berisha tha se Shqipëria nuk përfitoi aspak nga mbyllja, por shkatërroi ekonominë e vendit. Ai tha se pas karantinës, rastet u dhjetëfishuan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?