Berisha: Rama-Beqja me tregtaren Vilma Nushi ndajnë midis tyre 120 milionë euro

 

Në nje akt megakorrupsioni,ne shkelje flagrante te gjtha ligjeve dhe praktikave te prokurimeve publike, Edi Rama, Ilir Beqja dhe Vilma Nushi iu vjedhin haptas, femijeve, burrave, grave, pensionisteve te semure te vendit si kurre ndonjehere me pare,120 milione euro. Ata shpallen keto dite fituesen e tenderit per ekzaminimin shendetesor te detyrueshem te personave me moshe 40-60 vjec, praktike kjo qe nuk ndiqet ne asnje vend, absolutisht ne asnje vend te botes sepse eshte teresisht e padobishme. Keshtu shkruan ne facebook Sali Berisha. Ai me tej vazhdon se" Idea per nje kontroll te tille eshte hedhur poshte nga grupet shkencore me serioze si nje ide qe nuk i sherben shendetit por vetem vjedhjes, grabitjes dhe abuzimit.Pervec kesaj ne kete afere megakorrupsioni, kompania e Vilma Nushit u shpall fituese nderkohe qe kompani te tjera ofruan cmime me te ulta per sherbimin.

Neo-bllokmenja Vilma Nushi nga ana tjeter, e cila eshte e regjistruar ne shpellat e mafies per organizim grabitje te djalit te saj, eshte sponsore kryesore e PS. Gjate vitit 2014 jane zhdoganuar 760 ton cigare me pak se ne vitin 2013!

Me kete praktike Rama – Beqja – Nushi iu vjedhin te semureve te vendit me te varfer te kontinentit 120 milion euro me te cilat mund te ndertoheshin dhe pajiseshin me mjetet me moderne 5 spitale te reja rajonale apo te realizoshin programet me te fuqishme te parandalimit te smundjeve te zemeres dhe atyre neoplazike. Me kete praktike qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter te botes, Rama – Beqja – Nushi vjedhin haptas 120 milione euron, me te cilat do mund te beheshin te gjitha llojet e transplanteve, te bliheshin te gjitha aparaturat me moderne te diagnozes dhe praktikat e ilacet me te fundit te mjekimit, nderkohe Rama dhe Beqja i tij i ndajne ato me Vilma Nushin, tregtaren kryesore te cigareve, pijeve alkolike ne Shqiperi.I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise menjehere hetimin per kete vjedhje,me te madhen ne historine e shendetesise shqiptare".

 

SHKARKO APP