Berisha: Rama bleu votën e pensionistëve me 50 euro në zgjedhjet lokale dhe me 100 euro në ato parlamentare!

Sali Berisha gjatë një takimi me Departamentin e Çështjeve Sociale të PD-së, tha se në zgjedhjet lokale vota e pensionistëve është blerë me 50 euro, ndërsa në zgjedhjet parlamentare me 100 euro. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për përdorimin e të njëjtës praktikë.

Po ashtu Berisha theksoi situatën ekonomike të vendit si kritike, për shkak të rritjes së çmimeve dhe shpërndarjes së pabarabartë të të ardhurave. “Shqipëria është vendi i vetëm pa të përcaktuar një minimum jetik, ndërsa zhvillimet e 12-13 viteve të fundit kanë ulur standardin e qytetarëve,” tha ai.

Kryedemokrati shtoi se pensionistët janë më të keqtrajtuarit dhe se përfitimet e tyre janë reduktuar nga zhvlerësimi i euros dhe ndikimi i kriminalitetit në remitancat që marrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?