Berisha: Rama ndryhet në Sarajet e Surrelit, anullon agjendën! Nderim tifozëve Kuq e Zi!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar, incidentin që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Air Albania” midis mijëra tifozëve dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, që po merrte pjesë në ndeshjen e parë inaguruese. Berisha shkruan se revolta e mijërave tifozëve që thërrisnin “Rama ik”, e ka lënë edhe sot të traumatizuar, Ramën.

“I traumatizuar nga nata e mbrëmshme në stadium, ku thirrjet e 20000 tifozëve “Kuq e Zi” i rikujtuan thirrjet e qytetarëve të Bukureshtit në dhjetor të vitit 1989, Edvini ka anulluar të gjithë axhendën e ditës të sotme dhe është ndryrë në Sarajet e Surrelit!

Nderim tifozëve Kuq e Zi që me thirrjet e tyre “Rama ik” lëshuan kushtrimin popullor për fazën përfundimtare të revolucionit demokratik për përmbysjen e Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?