Berisha: Seancat gjyqësore duhet të jenë publike, përveç rasteve me sekrete shtetërore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku deklaroi se çdo seancë gjyqësore duhet të jetë e hapur për publikun dhe median, me përjashtim të rasteve që lidhen me sekretet e sigurisë kombëtare.

Berisha e cilësoi mbylljen e seancave si një praktikë që nuk i përket vendeve të lira, duke theksuar se transparenca është një standard themelor i demokracive, ndërsa mbyllja e tyre lidhet me qasje autoritare.

I pyetur nga gazetarët për rastin e Ilir Meta, lidhur me mos-transmetimin “live” të gjyqit dhe refuzimin e kërkesës së tij për të mos qëndruar në kafazin e qelqtë, si dhe për ta bërë seancën publike, Berisha u shpreh:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj dhe kam bindjen më të thellë se çdo seancë, përjashtuar ato që përmbajnë sekrete të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, duhet të jenë publike dhe vetëm publike. Kjo është një normë për çdo vend të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur një seancë zhvillohet me dyer të mbyllura, kjo bëhet vetëm për çështje që lidhen me sekretin shtetëror. Asgjë tjetër nuk mund dhe nuk duhet të mbahet e fshehur nga mediat dhe publiku.

Ky është mendimi im dhe ky është standardi i çdo vendi të lirë, jo i diktaturave autoritare, e aq më pak i narkodiktaturave, të cilat ndjekin omertën apo ligjin e heshtjes – heshtjen mediatike, e kam fjalën – si ligj themelor të tyre.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?