Berisha shkon në Prokurori të dëshmojë për Tom Doshin

Në orën 09: 08 minuta ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të rrëfyer gjithçka di mbi çështjen Tom Doshi.

Të shtunën e 7 marsit 2015,  Prokuroria dërgoi fletthirrjen për ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke i kerkuar të paraqitet në organin e akuzës të hënën në orën 09:00 të paradites.

Kërkesa u depozitua në Kryesinë e Kuvendit, ndërkohë që Berisha është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, referuar dhe deklarimeve dhe akuzave publike të bëra në sallën e parlamentit.

Po ashtu, sot në Prokurori do të rrëfehet dhe deputeti demokrat Mhill Fufi, për të cilin deputeti Tom Doshi, deklaroi publikisht se ka qënë objektiv për tu eleminuar fizikisht.

Deri tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar nën cilësinë e personave të akuzuar Kryetari i Parlementit Ilir Meta, Kryeminsitri Edi Rama, dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Më herët Berisha deklaroi se nuk i kishte mbërritur ende asnjë fletëthirrje por nëse do ndodhte ishte i gatshëm të paraqitej.

Ai shtoi se për zbardhjen e “komplotit të vrasjes” së dy deputetëve, të denoncuar nga Tom Doshi nuk do të ketë shanse për sa kohë që Ilir Meta paraqitet në prokurori në cilësinë e kryetarit të kuvendit. Gjithashtu akuzoi Ramën për mbyllje të hetimeve.

SHKARKO APP