Berisha shkrin SPAK-un, Këlliçi: PD nuk ka armiqësi me Prokurorinë e Posaçme

Belind Këlliçi thotë se Sali Berisha është shprehur se do të reformatojë SPAK-un përsa i përket atyre prokurorë që kanë ngarkesë politike dhe që nuk zbatojnë ligjin. Për ”Tv Klan”, Këlliçi deklaron se Berisha, PD dhe të gjithë ata që janë në opozitë nuk kanë një armiqësi me SPAK-un si institucion, por papajtueshmëri me prokurorët dhe gjyqtarët që kanë axhendë politike.

Një deklaratë ndryshe krahasur atyre që ka thënë më herët që “do e shkrijë SPAK-un kur PD-ja të vijë në pushtet“, ndërsa sot tha se “drejtësia ka nevojë që ketë një lloj mbikëqyrje”, por që deklaratat e tij janë “keqkuptuar nga ana e gazetarëve”. Pse vjen ky ndryshim kursi nga ana e Berishës në raport me SPAK?

Belind Këlliçi: Nuk ka një ndryshim kursi nga ana e Berishës. Ka një sqarim nga ana e Berishës në raport me deklaratat e tij. Berisha është shprehur se do të reformojë SPAK-un përsa i përket atyre prokurorëve që rezultojnë të ndikuar politikisht, që kanë ngarkesë politike dhe që nuk zbatojnë ligjin. Sali Berisha, PD dhe askush që është sot në opozitë nuk ka armiqësi me SPAK-un si institucion, por ka papajtueshmëri të plotë me prokurorët dhe gjyqtarët që kanë një axhendë politike dhe që nuk i shërbejnë ligjit dhe interesave kombëtare. Nuk mund të themi se të gjithë prokurorët apo gjyqtarët janë njësoj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?