Berisha: Shumë shpejt do nisim protestat masive. S’mund të tallen me djersën e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin protesta e udhëhequra nga PD.
Kështu tha Berisha gjatë një konference për mediat, teksa theksoi se askush nuk mund të tallet me djersën e shqiptarëve.
“Në shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbyshur valixhet me euro. Fap fap fap e tak tak tak firmosin Rama e Agaçi”, u shpreh Berisha.