Berisha: Siç ra Damasku dhe Asadi, edhe Rama do të rrëzohet
Nga takimi me grupet e punës së qarkut të Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha është ndalur të komentojë rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad në Siri, duke bërë një paralelizim me qeverinë Rama.
Duke sqaruar se pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit, Berisha shtoi se edhe ai që demokratët e cilësojnë si regjimi i Ramës, do të rrëzohet njëjtë si diktatura në Siri.
“Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për Tiranën, e cila ka një mision të madh, ka një mision të vërtetë, fitoren e opozitës në Tiranë dhe përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri. Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini. Këto janë raporte të vërteta. Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit”.