Berisha: Sot bandat dhe krimi kanë zëvendësuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

“Sot bandat dhe krimi kanë zëvendësuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Me këtë dua të them që rezultatet elektorale, promovimet, zgjedhjet e kandidatëve, mbështetja që ata japin me paratë e krimit, bëjnë që kjo ortakëri të vendosë për fatet tona, përditshmërinë tonë të sotme dhe të nesërme. Këta kanë një garanci dhe një mbrojtje ekstreme që fatkeqësisht është drejtësia.”
“Siguria në rrezik”, fjala e z. Basir Çollaku, gazetar, në bashkëbisedimin me gazetarë dhe ekspertë të fushës- shkruan në postimin e tij ish-kryeministri dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha.
“Nëntë vite më parë i jeni drejtuar Ramës kështu: Ke përdorur bandat për të ardhur në pushtet, të lutem tërhiqu për hir të Shqipërisë dhe tëndin. Nuk e di se sa e keni besuar se ai do të tërhiqej. Por është bërë evidente që ai ka pasur një plan, para se të vinte në pushtet. Lidhjet e Ramës me krimin e organizuar nuk janë të sotme, por shumë të hershme, përpara se ai të futej në politikë. Lidhje që ka ushqyer, kur ishte kryetar bashkie, kur ishte kryetar i opozitës dhe tani si kryeministër. Në vitin 2013, ai u bë kryeministri i vetëm që i shkon në zyrë ministrit të tij të brendshëm dhe brenda një nate u shkri e gjithë kupola drejtuese e Policisë së Shtetit.
Jo vetëm në drejtorinë e Përgjithshme, por edhe në qarqe.”
“Siguria në rrezik”, fjala e z. Avenir Peka, ish zv/ministër i Brendshëm, në bashkëbisedimin me gazetarë dhe ekspertë të fushës.

SHKARKO APP