Berisha takohet me Kardinalin Ernest Troshani
Ish-kryeministri Sali Berisha u takua sot me Princin e Kishes Katolike Shqiptare, Eminencen e tij, Kardinalin Ernest Troshani!
Ne kete takim ish kryeministri Berisha i shprehu Eminences se tij, Kardinalit Ernest Troshani mirenjohjen e tij me te thelle per qendresen e tij epike gjate diktatures, deshmi e forces se jashtezakonshme, e besimit te tij tek Zoti dhe vlerat hyjnore. Zoti Berisha kujtoi se mesha e çuar ne vitin 1962 per presidentin e ndjere Kenedi ishte sfida me dinjitoze ndaj regjimit te diktatorit Enver Hoxha por dhe nje akt me te cilin Princi i Kshes Katolike te Shqiperise asokohe, Dom Ernest Troshani nderoi veten, kishen, kombin dhe mbare krishterimin.
Ai theksoi se vleresimi nga Shenjteria e tij e veprimtarise dhe qendreses gjate diktatures komuniste dhe lartesimi i merituar ne Kardinal, Princ te Kishes Katolike shqiptare eshte nje nder i madh per besimtaret katolike dhe mbare kombin shqiptar.
Ne kete takim te perzemert me fryme mirekuptimi u diskutuan probleme aktuale shoqerore dhe kombetare, zoti Berisha i uroi Kardinalit Troshani jete te gjate ne sherbim te Zotit, Krishtit mbret dhe kombit tone.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/942644505896457/
KOHA JONË SONDAZH

