Berisha: Të mos e lëshojmë sheshin deri në realizimin e qëllimit

Sali Berisha thotë se Kryeministri Edi Rama nuk meriton të jetë në qeveri pasi fitoi nga një farse zgjedhore e faktuar, ndaj sipas tij, më 24 janar të gjthë opozitarët duhet të jenë në shesh.

”Një qeveri e cila bazohet në rryshfetin më të tmerrshëm publik, që jep vetëm dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata për 200 mijë familje, ajo as dy minuta nuk meriton të qëndrojë në pushtet dhe është e paligjshme”, tha Berisha në takimin me demokratët e degës nr2, në kuadër të turit të Foltores.

Kreu i PD shtoi edhe se demokratët kanë fituar çdo betejë në rrugën që besojnë. Në kryengritje paqësore. Në qëndresë paqësore. “Dhe kësaj here kjo kërkohet nga ne. Kësaj here kërkohet, kërkohet që ne të betuar, të mos lëshojmë sheshin gjer në realizimin e qëllimit tonë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?