Berisha thirrje policisë: Mos u bëni shërbëtor të kryeministrit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku u ka bërë thirrje forcave të policisë që të mos shndërrohen, sipas tij, në “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.

Berisha deklaroi se përballja e protestuesve është me kryeministrin Edi Rama dhe jo me policinë, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të 25 personave të shoqëruar gjatë protestës së sotme.

“E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës.” u shpreh Berisha, duke shtuar se çdo veprim i policisë ndaj protestuesve është akt urrejtjeje i diktuar nga qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?