Berisha thirrje Ramës: Thuaju mercenarëve të mos qëllojnë mbi protestuesit se do të qëllojnë vetëm mbi ty

Gjatë fjalës së tij në foltoren e radhës së opozitës para kryeministrisë, kreu i demokratëve Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës që mercenarët siç i quajti ai të mos qëllojnë mbi protestuesit. Sipas kreut demokrat në të kundërt kryeministri do të mbajë përgjegjësi politike.

“Duhet të përshëndes këtu Ilirin, të cilin snajper kriminel e gjuajti në ballë, dhe do e gjejmë atë, se po filmonte në protestë me telefonin e tij. Përshëndes protestuesit e tjerë që morën plumba në kokë për protestën e tyre paqësore. Unë i them Edi Ramës, kjo është kryengritje paqësore dhe kjo është zgjedhje, se në fakt ti meriton çdo variant. Pa diskutim. Ti nuk ke legjitimitet. Ti je i paligjshëm, ti je një armik i egër dhe ne mund të jepnim ty çdo përgjigje.

Kryengritja paqësore është zgjidhja jonë, se atë duam ne, jo se na e imponon ti. Por mos gabo se për çdo krim, për çdo cenim që do u bëhet protestuesve, personalisht do ketë vetëm një përgjegjës dhe ky do jetë Edvin Kristaq Rama. Ky do jetë kryehajduti i Shqipërisë. Ndaj dhe u thuaj atyre mercenarëve të mos qëllojnë mbi protestuesit se protestuesit do qëllojnë vetëm mbi ty. Ti do jesh përgjegjësi numër një i çdo krimi të kryer”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?