FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi bën gati kontratën e re për të blinduar Bastonin

Mbrojtësi i Inter, Alessandro Bastoni, dëshiron ta lidhë të ardhmen e tij me klubin zikaltër deri në vitin 2030, duke iu shmangur presionit që mund të vijë në merkaton e verës nga gjigantë si Barcelona dhe Manchester United.

Diskutimet në lidhje me një zgjatje kontrate janë intensifikuar ditët e fundit, duke konfirmuar vendosmërinë e qendërmbrojtësit italian për t’i rezistuar tundimit të klubeve të huaja dhe për t’u bërë një figurë kyçe në klubin e trajnerit Chivu.

Lëvizja nga klubi interist synon të sigurojë një nga pjesët më të vlefshme të planit taktik të Chivu shumë kohë përpara se të hapet merkato, duke transformuar interesin ndërkombëtar në një deklaratë përfundimtare dashurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo kontratë e re do ta vendosë lojtarin 26-vjeçar në qendër të projektit teknik afatgjatë, duke shtypur që në fillim çdo ofertë të mundshme multi-milion dollarëshe që mund të vijë në adresë të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?