Berisha: Trump i ka pr*rë kokën gjarprit Soros në Uashington

Sali Berisha në fjalimin para Kryeministrisë, tha se presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Uashington. Ai e përshkroi këtë zhvillim si një moment historik për shqiptarët, duke theksuar se Shqipëria ishte shndërruar në kopshtin eksperimental të Sorosit. ”Era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën! Ju garantoj se nuk fiton kush më shumë nga kjo se shqiptarët, pasi u shndërruan në kopshtin eksperimental të Sorosit”,- tha Berisha, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët dhe një mundësi për të rifituar identitetin e tyre kombëtar.

 

SHKARKO APP