Berisha: U munduam me të gjitha forcat për këtë ndeshje jetë a vdekje

Portieri Etrit Berisha ka lavdëruar të gjithë shokët e ekipit të tij në këtë fitore historike për lojën e bërë. Ai tha se ekipi e meritonte pas 2 ndeshjesh ku rezultatet nuk kanë qenë të duhurat

“Kemi treguar lojë mjaft të mirë, dhe krijuam shumë raste të mira. Kaluan si kaluan dy ndeshjet e para dhe nuk dua t’i komentoj ato humbje. Shpresoj që këto pikë të na japin kualifikimin. Lojën e kishim nën kontroll, pasi edhe ndeshja me Francës djemtë ishin të vëmendshëm dhe të përqëndruar që deri në minutën e fundit të ruanim lojën por nuk mundëm. 5 minutat shtesë më janë dukur si 50”.

Sipas Berishës, të tre repartet e ekipit kanë qenë të vendosur shumë mirë në fushë duke mos lënë kunëdshtarin të reagojë në asnjë moment

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këtë ndeshje nuk patëm asnjë rrezik. Ne të tre ndeshjet i luajtëm shumë mirë. Mbrotja, mesfusha e sulmi kanë bërë një punë shumë të mirë. U munduam me të gjitha forcat në këtë ndeshje pasi ishte jetë-a-vdekje” tha Berisha për Supersport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?