Berisha: Vilunit i doli tymi! Policia ndaloi në makinën e deputetit Frroku bosin e drogës, Rama e liroi atë

Te dashur miq, ne fillim te tetorit, PD dhe mediat denoncuan nje rast flagrant te perfshirjes se deputetit Mark Frroku ne trafik droge. Gjate operacionit antitrafik te policive shqiptare, italiane dhe malazeze ne zonen e Velipojes, i koduar si operacioni Viluni, u kapen rreth 804 kg kanabis, qindra fisheke, dhjetra mijera euro etj etj. Ne kete operacion policia arrestoi 7 anerare te rrjetit por nuk arrestoi dot bosin e rrjetit, Bardhok Planaj sepse ky i shpetoi policise pasi kaloi ne makinen e deputetit Mark Frroku,i cili ndiqte me makinen e tij karvanin e trafikut te droges.

Policia, sipas dokumentit te drejtorise se policise qarkut Lezhe te bere sot publik nga ABC News, e ndoqi makinen e deputetit Frroku ku hyri bosi i droges Bardhok Planaj deri ne Tirane dhe e ndaloi ate ne Laprake, tek dilte nga Tirana. Deputeti Frroku nuk lejoi ti hapnin makinen per te ndaluar narkotrafikantin sepse sipas tij duhej leje e parlamentit ndonese ishte rast flagrance dhe ne baze te Kushtetutes policia mund te arrestonte dhe vete deputetin Frroku! Pas 20 minutash bllokimi te makines se deputetit Frroku, qe kishte brenda bosin e droges Planaj, nga policia, kjo e fundit merr urdher nga lart direkt nga Rama te liroje menjehere makinen e deputetit se bashku me trafikantin! Nje dite me vone, Rama per t'u shplelare nga akuzat i ra Shkodres pash e n'pash me deputetin e pafajshem Frroku ne krah.

Ky akt u mbajt fshehur rreth 6 muaj nga pushtetaret e niveleve me te larta çka deshmon lidhjen e tyre direkte me krimin. Mark Frroku tani perdoret me sukses ne procesin e hetimit te skenarit te Ilir Metes te vrasjes se 2 deputeteve, si deshmitar i rreme!!

Te dashur qytetare, vendin e shpeton nga krimi, droga, vrasjet e pushtetareve, vetem protesta juaj mbarepopullore nen moton "t'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbesirat!

Sali Berisha

SHKARKO APP