Berisha:Xhixha, përveç Ermalit, mik për kokë ka Ditmir Bushatin, por dhe Ramen!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar edhe sot akuzat për përfshirjen e zyrtarëve të lartë që qeverisë në trafikun e drogës që u zbulua në Xibrakë të Elbasanit.

Postimi i plotë i Berishës në FB:

"Mik per koke qe nga femijeria i Genc Xhixhes pervec Ermal Hoxhes eshte Ministri i Puneve te Jashtme, neo-bllokmeni Ditmir Bushati. Burime qe vijne nga ish nomenklatura e vjeter bejne me dije se Bushati me Xhixhen kane miqesi te ngushte edhe familjare te hershme. Nuk eshte e rastit qe ata se bashku realizuan ardhjen e kolumbianeve te organizates "Hakmarrja per Drejtesi" ne Shqiperi. Ishte Bushati vet, qe me kerkese te mikut te tij te ngushte, Xhixhes, dergoi ne Beograd nje njeri posaçerisht per vizat e dy kolumbianeve pa asnje lloj vetingu dhe ne kundershtim me rregullat per vizat per shtetas nga zona problematike.

Burime te tjera pohojne se Bushati ka vizituar Xhixhen ne Kube dhe se te dy miqte e ngushte kane bere pushime se bashku ne zona ekzotike te dheut. Por theksoj gjithashtu se Xhixha eshte i njohur shume i afert dhe i hershem i Edi Rames. Ai eshte sponsor i rregullt dhe i fuqishem i te gjitha fushatave elektorale te Edvinit. Burime te brendshme bejne me dije se ne dy fushatat e fundit te Edi Rames ai ka derdhur rreth 1.1 milion euro. Po keto burime thone se Xhixha sponsorizon udhetime dhe vizita te kupoles se Partise ne Europe dhe ne bote, nder te tjera edhe viziten e delegacionit te kesaj partie te kryesuar nga Arta Dade tek Çaves ne Venezuel!

Duke qene se grupi i hetimit prane Prokurorise se Krimeve te Renda ka kufizime ligjore ne hetimin e zyrtareve te larte, i bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te krijoje te gjitha hapesirat e domosdoshme procedurale per hetimin e te gjitha lidhjeve, telefonatave, udhetimeve, sponsorizimeve, vakancave te Xhixhes me Ramen, Bushatin, qeveritaret aktual dhe kupolen e PS, lidhje te cilat nxijne emrin e Shqiperise si Kolumbi e Europes!!

Sali Berisha".

SHKARKO APP