BERZH analizon rënien e euros – “Rrjedhojë edhe e kalimit të paregjistruar të valutave në kufi”

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin më të fundit për ekonominë e rajonit nënvizon faktin se, zhvlerësimi i euros në tregun vendas mund të jetë rrjedhojë edhe e kalimit të paregjistruar të valutave përtej kufijve.

Por, ndër të tjera, BERZH në raportin për rajonin, në pjesën dedikuar vendit tonë, thotë gjithashtu se forcimi i lekut ndaj Euros është reflektim edhe i politikës së Bankës së Shqipërisë për de-euroizimin e ekonomisë së vendit. “Rritja e fortë ekonomike ka vazhduar edhe përgjatë 2018-ës, duke u përshpejtuar  në gjysmën e parë të vitit në 4.4% në terma vjetorë, nxitur kryesisht nga konsumi privat”-thotë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për ekonominë shqiptare.

Ecuria e mirë e ekonomisë së vendit tonë ka bërë që BERZH të rishikojë në rritje ekonominë e vendit tonë përgjatë 2018-ës. Tashmë projeksionet flasin për 4% rritje ekonomike, nga 3.8% që vlerësohej më parë. Për vitin e ardhshëm ndërkohë projeksionet mbeten të pandryshuara në 3.9%. Ne presim që rritja të jetë në 4% vitin aktual, me konsumin privat dhe investimet si motori kryesor i rritjes. BERZH e vë theksin te investimet, si një shtysë tjetër për rritjen ekonomike. Tap dhe Devolli zënë pjesën kryesore, paçka se kanë rënë ndjeshëm nga kulmi i tyre, në mesin e vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?