BERZH: Ekonomia shqiptare bie me 9% për 2020. Ulet pritshmëria edhe për 2021

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që për 2020 ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje të fortë duke rënë me 9%. Në qendër të ecurisë negative është pandemia e koronavirusit që ka goditur sektorët kycë të ekonomisë si turizmi, apo tregtia. Për 2021 BERZH prej një rimëkëmbie prej 4,5%, por kjo shifër është shumë më e ulet se sa parashikimi i mëparshëm i bërë në pranverë ku Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim parashikonte një rritje prej 12% për ekonominë shqiptare.

BERZH thotë se eksportet e Shqipërisë drejt Italisë, që është partneri kryesor tregtar i vendit, ranë me më shumë se 40%, nga marsi deri në maj të ketij viti, dhe me 15% për qershor-korrikun.

Në përgjithësi, eksportet totale të mallrave në shtatë të parat muaji te 2020 ishin 17 përqind më të ulëta në terma vjetorë. Rënia e remitancave, e cila u ul me pothuajse një të pestën në gjysmën e parë të ketij viti kundrejt të njëjtës periudhë të 2019, ka dëmtuar konsumin privat. Nga mesi i vitit 2020 borxhi publik ishte në 80 përqind të PBB-së, 14 pikë përqindje më i lartë se në fund të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritshmëritë e BERZH për rikthimin e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm mbështetet në ndikimet që ka procesi i Rindërtimit pas tërmetit të mëparshëm. Por duhet patur parasysh se këto parashikime nuk supozojnë ndonjë ringjallje të madhe të pandemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?