BERZH: Gjykatat shqiptare japin drejtësinë më të dobët në rajon
Gjykatat në Shqipëri japin drejtësinë më të dobët në raport me 6 vendet e rajonit.
BERZH ka marrë në studim përformancën e gjykatave në Rajonin e Ballkanit në dekadën e fundit dhe shihet se Shqipëria ka marrë vlerësim të ulët.
Konkretisht, ai pohon se paanshmëria e vendimeve është rrezikuar në shumë raste. Rrjedhimisht, gjykatat dhe gjykatësit në juridiksione (Serbia, Kosovë dhe Shqipëri) kanë dhënë vendime jokorrekte. Në këto vende presionet për korrupsion janë shumë më të shpeshta sesa në vendet e tjera, ku sundon regjimi demokratik.
Një problem thelbësor mbetet se është cilësia e vendimeve, të cilat e gjithashtu ndikojnë te shpejtësia e drejtësisë. Vendimet e hartuara dobët dhe të një cilësie të ulët ankimohen pothuajse gjithmonë në shkallët e tjera të gjyqësorit, duke bërë që e njëjta çështje të rigjykohet sërish.
Raporti vëren më tej se gjykatat në Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi vuajnë nga mungesa e personelit.
Gjykatat e shkallës së parë në zonat urbane janë zakonisht të mbingarkuara, ndërsa në rrethe ngarkesa është më ulët.
Raporti i BERZH-it thotë gjithashtu se shumë vendime të gjykatave në Shqipëri dhe Kosovë janë sipërfaqësore, me vetëm dy dëshmi.
Në rastin e një falimenti në Shqipëri një bankë ka humbur pretendimin e saj për të mbledhur të ardhurat e kredisë së papaguar, pasi gjykata refuzoi të hapë falimentimin.
Ndërsa ligji që rregullonte çështjen në fjalë ishte mjaft i qartë: procedura e falimentimit duhet të fillojnë kundër debitorit që nuk arriti të bëjë një pagesën në kohën e duhur, përveçse në rastet kur debitori dëshmon se është financiarisht në gjendje për të paguar borxhin dhe në fakt paguan atë.
BERZH thotë se pavarësisht refuzimit të palës së paditur për të paguar borxhin në mënyrë të plotë, gjykata refuzoi te hape procedurën e falimentit për shkak se ajo ka gjetur se debitori kishte mbyllur tre vitet e shkuara me fitim.
KOHA JONË SONDAZH

